Shqip

Misioni dhe objektivat tona

|

Kush jemi ne:


Shoqata për Zhvillimin e Turizmit Kulturor ose ADCT - (Association for Development of Cultural Tourism) është themeluar  në muajin dhjetor të vitit 2009 dhe fokusi i saj është zhvillimi i turizmit kulturor nëpërmjet ruajtjes dhe promovimit të aseteve të trashëgimisë kulturore dhe natyrore.
Anëtarët e grupit themelues të ADCT janë specialistë me përvojë

Etnologjisë, Muzeologjisë,  Gazetarisë, PR,të gjatë në fushat e Arkeologjisë, Muzeologjisë, Konservimit dhe Restaurimit të Monumenteve të Kulturës,Marketingut, etj.

Bazuar në profesionalizmin dhe ekspertizën tonë ne synojmë të krijomë mundësi të mëdha për promovimin e turizmit shqiptar, duke krijuar një imazh tërheqës dhe një identitet të fortë të Shqipërisë.


Misioni


Misioni i ADCT është të kontribuojë në zhvillimin e turizmit, në promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore brenda dhe jashtë vendit, në edukimin dhe rritjen e ndjeshmërisë ndaj këtyre vlerave të trashëgimisë tonë nëpërmjet krijimit të hapësirave të komunikimit ndërkulturor si dhe bashkëpunimit më të gjithë grupet e interesit.



Vizioni

 


ADCT synon të krijojë një vizion të ri në zhvillimin e turizmit kulturor si dhe të krijojë premisa për një turizëm të qëndrueshëm si në Shqipëri, rajon, dhe më gjerë.
ADCT synon që shoqëria dhe komunitet të kenë një kuptim më të mirë të vlerave kulturore dhe turistike si dhe ti komunikojnë ato në dobi të mirëkuptimit dhe bashkepunimit me njëri – tjetrin.



Objektivat:


ADCT do të plotësojë misionin e saj duke ndërvepruar me institucionet e qeverisjes qendrore, autoritetet lokale, bizneset private, si dhe me organizmat jo-qeveritare, kombëtare dhe ndërkombëtare që ndajnë të njëjtin vizion: zhvillimin e qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm të turizmit nëpërmjet:


•    Përfshirjes së saj në të gjithë spektrin e turizmit dhe veçanërisht nëturizmin n kulturor , duke mbështetur çdo nismë kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare për bashkëpunim.
•    Asimilimit të përvojës botërore për nxitjen dhe zhvillimin e komunikimit midis kulturave të vendeve fqinje dhe më gjerë.
•    Sigurimit të fondeve për trajnime, studime dhe publikime mbi trashëgiminë kulturore dhe turizmin kulturor.
•    Ndihmës profesionale për plotësimin e kuadrit ligjor në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore.
•    Hartimit dhe administrimit të programeve që sigurojnë kualifikimin e specializuar të punonjësve në institucionet kulturore shtetërore dhe ato private, për të rritur nivelin e prezantimit dhe komunikimit të vlerave kulturore.
•    Ngritjes së strukturave profesionale sipas standarteve bashkëkohore për përgatitjen e stafeve që operojnë në fushën e trashëgimisë kulturore dhe atë të turizmit
•    Përdorimit të metodave bashkëkohore për edukimin e nxënësve të shkollave dhe studentëve me vlerat kulturore e historike të vendit, nëpërmjet ndërthurjes së elementëve teorikë dhe praktikë të programeve mësimore në institucionet e kulturës (muze, galeri, site arkeologjike, etj.)
•    Programeve të veçanta integruese dhe edukuese për kategoritë në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuara, për t’u krijuar atyre shanse dhe mundësi për t’u njohur me vlerat e trashëgimisë kulturore shqiptare.
•    Organizmit dhe zhvillimit të veprimtarive rajonale e më gjerë në bashkëpunim me shoqata dhe institucione të ngjashme në vendet e tjera, për të ndihmuar në zgjerimin e hapësirave të komunikimeve dhe shkëmbimeve në fushën e turizmit kulturor.
•    Nxitjes së harmonisë e bashkëpunimit ndëretnik brenda dhe jashtë vendit, sipas parimeve universale për mundësi dhe shanse të barabarta.   
•    Institucionalizimit të marrëdhënieve dhe komunikimit me përfaqësuesit e komuniteve fetare për përfshirjen e tyre në promovimin e vlerave historike dhe kulturore të religjioneve, si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore kombëtare.
•    Hartimit të projekteve dhe nxitjes së nismave institucionale dhe individuale për konservimin dhe restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore.
•    Organizimin e veprimtarive për prezantimin e kulturës, arkeologjisë, historisë, etnologjisë, arteve pamore e skenike, letërsisë, trashëgimisë gojore popullore dhe asaj të shkruar, mbi bazën e përvojës më të mirë botërore.

 

 

 

 

joomla wellnessLorem Ipsum has been the industry's standard dummy text ever since the 1500s...
Heeey, this is poll in the drop-down menu?!