Shqip

Publikime



Shqipëria Turistike Zhvillimi i turizmit përmes trashëgimisë kulturore

There are no translations available.

 

Intervistë me znj. Armada Molla, presidente e Shoqatës për Zhvillimin e Turizmit Kulturor në Shqipëri

Nga Dorina Talo

Përshëndetje znj. Armada. Si fillim le të prezantohemi. Ju jeni në krye të Shoqatës për Zhvillimin e Turizmit Kulturor, cili është misioni juaj? Kush janë anëtarët që formësojnë Shoqatën tuaj?


Shoqata për Zhvillimin e Turizmit Kulturor - ADCT është themeluar në vitin 2009 si një organizatë profesionale e fokusuar në zhvillimin e turizmit kulturor dhe turizmit në përgjithësi, përmes promovimit dhe ruajtjes së trashëgiminë Kulturore dhe Natyrore.

Anëtarët e saj janë personalitete të fushave të Trashëgimisë Kulturore, Arkeologjisë, Muzeologjisë, Turizmit, Medias etj. Bazuar në këtë sfond akademiko-kulturor, në profesionalizmin dhe ekspertizën e tyre dhe të drejtuesve të saj, ADCT synon që zhvillimi i turizmit në Shqipëri të arrijë standardet e kohës duke respektuar interesat e vizitorëve.

Ndërkohë që vizioni i ADCT-së është i qartë: promovimi i potencialeve turistike dhe kulturore shqiptare për të krijuar një imazh tërheqës dhe një identitet të fortë të Shqipërisë, misioni i saj konsiston në rritjen e ndjeshmërisë së shoqërisë kundrejt vlerave të trashëgimisë kulturore përmes edukimit, komunikimit ndërkulturor për një zhvillim të qëndrueshëm të Turizmit në vend.

Lexo më shumë...
 

ADCT dhe QSA botojnë tre vepra të albanologut Maximilan Lambertz

 Shkruar nga Administrator | 17.11.11 |  Shpërndaje me Postë Elektronike Array Shtyp Array PDF 

Shoqata për Zhvillimin e Turizmit Kulturor në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike, duke shprehur interesin e përbashkët për promovimin e traditës kulturore-shkencore albanologjike, sponsorizojnë botimin e tre librave të autorit austriak, Maximilan Lambertz.
Drejtori i QSA, Prof. Ardian Marashi dhe presidentja e SHZHTK, znj. Armada Molla, disa muaj më parë vendosën që me kontributin e përbashkët të dy institucioneve të mundësonin botimin e veprave “Midis Drinit dhe Vjosës”, “Periudha hipotetike në gjuhën shqipe”, si dhe një përmbledhje shkrimesh të po këtij autori, botuar në periodikun “Posta e Shqypniës”. Tashmë ky projekt është bërë realitet dhe veprat e albanologut të shquar janë në duart e lexuesve.

Lexo më shumë...
 


 

 

 

joomla wellnessLorem Ipsum has been the industry's standard dummy text ever since the 1500s...
Heeey, this is poll in the drop-down menu?!