Shqip

Events

Orikumi - Qëndra e Diversitetit Turistik

Projekt: Orikumi - Qendra e Diversitetit Turistik

Qëllimi:

Komunikimi i vlerave turistike të një vendi dhe tendenca për ta promovuar atë si një destinacion turistik të mundshëm është sot prioriteti i të gjithë aktorëve që zhvillojnë dhe investojnë në turizëm.

Ndërkohë që Shqipëria citohet si një destinacion ende i pazbuluar dhe kanalet botërore mediatike prezantojnë publikime, foto apo spote publicitare për turizmin në Shqipëri, për vetë shqiptarët konturimi i një destinacioni turistik me të gjithë elementët e duhur ngelet akoma një sfidë.

Pikërisht projekti  Orikumi - Qendra e Diversitetit Turistik synon të pasqyrojë asetet turistike - kulturore të kësaj qendre përmes gërshetimit të një sërë aktiviteteve,

Projekti i cili është konceptuar në formën e një aktiviteti një ditor do të organizohet në rrënojat e qytetit antik të Orikumit si një hap i parë për ta prezantuar në tërësinë e saj këtë qendër me vlera turistike tek publiku i gjerë. Aktiviteti dhe i gjithë programi i planifikuar do të promovojë elementët më prezantues të këasj qendre.

Lexo më shumë...
 

Ekspozita “Duart e arta” në Muzeun Historik Kombëtar

“Duart e arta”

Ekspozita e artit figurativ

Ekspozita kombetare “Duart e arta” që bashkon fëmijë të talentuar nga shkolla dhe rrethe të ndryshme të Shqiperisëu konceptua dhe u formëzua me dëshirën e madhe që fëmijë nga mbarë Shqipëria të merrnin pjesë në një organizim të tillë që u jep atyre mundësinë të shprehin lirshëm perceptimet e moshës.

Ekspozita është finalizimi i një pune disa mujore dhe komunikimi me të gjithë aktorët e përfshirë në këtë organizim, që u dha fëmijëvë hapësirën e duhur për ndjenjat dhe mesazhet që ata dëshirojnë të na japin ne të gjithëve.

Ideja e kësaj ekspozite me punime të fëmijëve nga mbarë Shqipëria, ka bashkuar organizatorët e saj: ADCT (Shoqata për Zhvillimin e Turizmit Kulturor), Boshnjaku Art Center, Qendra kulturore  “Moda në Focus” të cilët me mbështetjen e institucioneve të kulturës: MTKRS (Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve), MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencës), MIST (Memorial Internacional School of Tirana), MHK (Muzeu Historik Kombëtar) dhe me mbështetjën financiare të Digitalb, krijuan kushtet e favorshme që kjo ide të realizohej më së miri përgjatë këtyre 5 ditëve.

Nga këndvështrimi profesional duhet theksuar se teknikat e përdorura, u kanë paraprirë këtyre fëmijëvë krijimin e një morie situatash emocionale që dashje pa dashje na bëjnë të kuptojmë se arti zë një vend të veçantë dhe të rëndësishëm në jetët e tyre. Dëshira për tu shprehur në këtë formë ka bashkuar talentin, fjalën, emocionin e tyre  për tu afruar në këtë eveniment të rëndësishëm kulturor.

Lexo më shumë...
 


joomla wellnessLorem Ipsum has been the industry's standard dummy text ever since the 1500s...
Heeey, this is poll in the drop-down menu?!